MORI PJESË NË FESTIVALIN E FILMIT NË ROMË/ Klaudia Pepa shkëlqeu me pamjen e saj (VIDEO) – AlpeGossip
MORI PJESË NË FESTIVALIN E FILMIT NË ROMË/ Klaudia Pepa shkëlqeu me pamjen e saj (VIDEO)

MORI PJESË NË FESTIVALIN E FILMIT NË ROMË/ Klaudia Pepa shkëlqeu me pamjen e saj (VIDEO)

Klaudia Pepa ka parakaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë.

Bukuroshja shqiptare ishte kujdesur për look-un e saj dhe shkëlqeu me një fustan të shkurtër “Elisabetta Franchi”, markës së cilës i qëndron besnike prej kohësh.

I punuar i gjithi me temina në ngjyrë ari, fustani i shkonte pa masë balerinës shqiptare, e cila ekspozoi këmbët elegante dhe të hijshme para kamerave.

Klaudia kishte zgjedhur një makijazh natyral me një ton të lehtë ngjyrë kaf në sy dhe buzëkuq nude.

Ajo publikoi disa video në Instagramin e saj, ku nuk mungoi dhe një selfie me të famshmin Rodrigo Alves, i njohur si kuklla Ken, për shkak të ndërhyrjeve të shumta që ka bërë në fytyrë dhe jo vetëm.