Ekskluzive: Arilena Ara kokë më kokë me Dua Lipën me këngën e saj të re ‘Last train to Paris’ – AlpeGossip
Ekskluzive: Arilena Ara kokë më kokë me Dua Lipën me këngën e saj të re ‘Last train to Paris’

Ekskluzive: Arilena Ara kokë më kokë me Dua Lipën me këngën e saj të re ‘Last train to Paris’

Arilena Ara është fenomeni i këngëtares shqiptare që po pushton skenat, koncertet, radiot dhe televizionet muzikore ndërkombëtare me këngët e saj të cilat përcjellin një shije të hollë dhe tepër tërheqëse për dëgjuesit.

Bëhet fjalë për këngën e saj më të re “Last train to Paris” e cila ka ardhur si bashkëpunim me reperin KDDK. Edhe pse akoma nuk është publikuar online, kënga ka arritur të ngjisë shkallët e klasifikimit në disa vende të botës. “Last train to Paris” transmetohet për momentin vetëm në stacione radiofonike por kjo nuk e ka ndaluar atë të renditet e 8-ta në listën TOP 10 të Radio Energy në Bullgari, vendi ku u publikua për herë të parë.

Ajo që na bie në sy është se në këtë listë Arilena është kokë më kokë me këngëtaren Dua Lipa e cila renditet e 6-a. Mesa duket Bullgaria është apasionuar shumë pas kësaj kënge. Nëse do të hulumtonim listën e kërkimeve më të mëdha ne portalin muzikor Shazam do të shihnim se Arilena renditet e 7-a. Një fillim shumë i mbarë ky për një këngë e cila duket se do të ketë sukses shumë të madh në tregun muzikor ndërkombëtar.

 

“Last trani to Paris” mban vulën e Universal Music dhe është një këngë e cila tregon historinë e dashurisë midis një vazje pariziene dhe një djaloshi nga Siria. Arilena dhe ekipi i saj po punojnë edhe për klipin shoqërues të këngës i cili do të publikohet brënda muajit prill. Mungesa e klipit nuk ka ndalur fansat së shpërndari video në YouTube me këngën të cilën ju ftojmë ta shijoni më poshtë.