Tha se është beqare, publikohet foto e Armelës krah të dashurit të ri – AlpeGossip
Tha se është beqare, publikohet foto e Armelës krah të dashurit të ri

Tha se është beqare, publikohet foto e Armelës krah të dashurit të ri

Pak ditë më parë u përfol se Armela e “Big Brother” kishte nisur një lidhje të re pasi ish-banorja kishte postuar një video ku shihej duke kërcyer “Shumë urime për dashninë e re…” teksa shkruante “Rrofshi m lal”.

Pak orë më vonë ajo e mohoi të ishte në një lidhje duke u shprehur se do të vazhdojë të jetë beqare. “Qetësohuni njerëz, është thjesht një këngë! Kam qenë dhe do vazhdoj të jem beqare”, shkroi Armela në Instastory.

Por mesa duket ish-banorja ka vendosur mos ta mbajë më sekret dhe dje ka publikuar vetë ajo një foto krah të dashurit të ri ku shihet duke i mbajtur dorën.

Armela nuk ja ka treguar fytyrën partnerit duke dashur kështu ta ruajë lidhjen private edhe për disa kohë.