Surprizon këngëtarja Adele: “Martova dy miqtë e mi më të mirë, Alanin dhe partnerin e tij.” – AlpeGossip
Surprizon këngëtarja Adele: “Martova dy miqtë e mi më të mirë, Alanin dhe partnerin e tij.”

Surprizon këngëtarja Adele: “Martova dy miqtë e mi më të mirë, Alanin dhe partnerin e tij.”

Me një foto të shpërndarë në Instagram ku ajo shfaqet me një fustan të bardhë dhe me një pelerinë të gjatë me një kryq në gjoks, Adele shkruan:

“Unë martova dy miqtë e mi më të mirë në janar”.

Ajo ka zbuluar se ka martuar Alan Carr dhe Paul Drayton në janar të këtij viti në kopshtin e vilës së saj në Los Angeles, ku ka pritur mysafirët dhe çiftin.

“Ne e kemi njohur Adele për vitë me rradhë, dhe kur i thamë që duam të martohemi ajo menjëherë u përgjigj: A mund të planifikoj unë diçka për ju?” “Dhe kështu ka bërë” – tha Alan në një program televiziv.

Ai shtoi:

“Ne po shkonin atje dhe pamë dikë që po luante në një piano të madhe “Ordinary People”. Pas kësaj, Adele këndoi këngët tona duke na shoqëruar në kërcimin e parë: Ishte e mahnitshme. Nuk mundem t’ia shpërblej kurrë këtë. Ajo është përfundimisht më e mira dhe ne nuk kemi fjalë për këtë që ajo ka bërë për ne.” – përfundon Alan.

LONDON, ENGLAND – MAY 12: (EMBARGOED FOR PUBLICATION IN UK TABLOID NEWSPAPERS UNTIL 48 HOURS AFTER CREATE DATE AND TIME. MANDATORY CREDIT PHOTO BY DAVE M. BENETT/GETTY IMAGES REQUIRED) Alan Carr (L) and Paul Drayton attend the Arqiva British Academy Television Awards 2013 at the Royal Festival Hall on May 12, 2013 in London, England. (Photo by Dave M. Benett/Getty Images)