DËGJOI NJË VAJZË DUKE KËNDUAR NË RRUGË/ Rita Ora bën për të gjestin që nuk e prisnim – AlpeGossip
DËGJOI NJË VAJZË DUKE KËNDUAR NË RRUGË/ Rita Ora bën për të gjestin që nuk e prisnim

DËGJOI NJË VAJZË DUKE KËNDUAR NË RRUGË/ Rita Ora bën për të gjestin që nuk e prisnim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, njihet për natyrën e saj shumë të dashur dhe janë të shumta rastet kur ajo bën gjeste shumë të ëmbla për fansat apo për njerëzit e tjerë të thjeshtë.

Së fundmi gjatë një shëtitje me makinën e saj, Rita ka dëgjuar zërin e bukur të një vajze që po këndonte dhe e ka bërë menjëherë për vete. Këngëtarja e ka kapur me video në moment të tillë dhe më pas e ka publikuar në Instastoryn e saj. “Pak nga talenti i bukur rrugës për në shtëpi nga xhirimet sontme, ti këndon shumë mirë vajzë”, ka shkruar ajo krahas videos.

Më pas një tufë e madhe njerëzish është mbledhur për të dëgjuar zërin e vajzës që këndonte dhe këngëtares i ka pëlqyer shumë ky fakt. “Po, më pëlqen ta shoh këtë”, është shprehur ajo.