PAS ”FESTIVALIT TË KËNGËS”/ Xhemi Shehu ironizon keq Alketa Vejsiun – AlpeGossip
PAS ”FESTIVALIT TË KËNGËS”/ Xhemi Shehu ironizon keq Alketa Vejsiun

PAS ”FESTIVALIT TË KËNGËS”/ Xhemi Shehu ironizon keq Alketa Vejsiun

Në datat 19, 20 dhe 22 Dhjetor është mbajtur në Pallatin e Kongreseve ‘Festivali i Këngës’. Fituese u shpall Arilena Ara dhe në vend të dytë u poziconua Elvana Gjata. Një vëmendje të vecantë mori dhe prezantuesja e festivalit, Alketa Vejsiu, e cila ka ndryshuar 12 fustane dhe ka kënduar 5 këngë.

Moderatorët e ‘Portokallisë’, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi e kanë thumbuar publikisht Alketën me anë të një videoje ku kanë imituar veprimet e saj. “Po mendoj që sezonin e ri të “Portokallisë”,unë me Xhemin vetëm të këndojmë. Nuk do prezantojmë”, dëgjohet të thotë Salsano në video. Ndërkohë që Xhemi vazhdon me ironizimin: “Për 1 vit njëherë nuk dua të dëgjoj këngë! Ika të ndërrohem njëherë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rri robi 5 minuta me një veshje?”. Kjo video ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit, por nuk dihet si do e presë Alketa ose nëse do të ketë ndonjë reagim nga ajo.