Në një intervistë të veçantë me moderatoren e ‘Shiko Kush Luan’, Luana Vjollcën, Mozzik ka treguar më shumë për raportin me vajzën e tij, Hanën.
Mozik nuk i fshehu emocionet e mëdha teksa fliste për të voglën, të cilës i ka dedikuar edhe këngën ‘Hana’.
Në fund të intervistës Luana e pyeti se cili është mesazhi që do të donte të merrte vajza nga kjo intervistë nëse e sheh një ditë kur të rritet.
“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë,e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, ka pohuar Mozzik gjatë intervistës me lot në sy.
Pas këtij momenti reperi performoi këngën që i ka dedikuar vajzës të cilën e ka shkruar në kohën kur ka qenë ende me Loredanën.