FESTON SOT DITËLINDJEN/ Luizi ka dy fjalë për fansat: Ju më ndryshuat jetën… – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Luizi ka dy fjalë për fansat: Ju më ndryshuat jetën…

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Luizi ka dy fjalë për fansat: Ju më ndryshuat jetën…

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, feston sot 38-vjetorin e lindjes. E në ditën e tij të veçantë, ai ka vendosur që të falenderojë fansat e tij për gjithë dashurinë që i kanë dhuruar.

Këngëtari i dashur për publikun shprehet ‘se i kanë ndryshuar jetën’ dhe se ‘dashuria e tyre e bëri që të triumfonte’.

Teksa ka postuar një fotografi me tortën pranë, Luizi bashkëngjitur me të shkruan:

“Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që jeni. Faleminderit për gjithçka”.

Sa vjeç bëri? Luizi feston ditëlindjen, ka dy fjalë

E siç ndodh me postimet e artistit, menjëherë shpërthyen pëlqimet në këtë foto dhe urimet e pafundme.