Pas publikimit të fotove intime, “Elif” e inatosur me mediat: Të dashur njerëz… – AlpeGossip
Pas publikimit të fotove intime, “Elif” e inatosur me mediat: Të dashur njerëz…

Pas publikimit të fotove intime, “Elif” e inatosur me mediat: Të dashur njerëz…

Pasi hodhi pas krahëve martesën 6-vjeçare me aktorin dhe producentin e njohur Onur Saylak, aktorja Tuba Buyukustun është fotografuar në krahët e të dashurit të ri.

E njohur ndryshe si “Elif” e serialit turk “Diamante dhe dashuri”, ajo është në një lidhje të re dashurie me biznesmenin Umut Evirgen.

Mediat turke kanë fotografuar çiftin e ri teksa shkëmbenin puthje dhe përqafime me njëri-tjetrin gjatë pushimeve në Turqi.

Mirëpo këto foto nuk janë pritur aspak mirë nga aktorja dhe familjarët e saj. Në një postim në profilin e saj në “Instagram”, ajo i kërkon ndjekësve “kritik” të hedhin njëherë sytë tek vetja, pasi askush nuk është i ndershëm.

“Të dashur njerëz, e keni shumë me dëshirë të gjykoni apo jo? Mos ndoshta iu bën të ndiheni më të mirë sesa jeni realisht? Iu duket vetja të suksesshëm nëse gjykoni? Më të mirë? Më të ndershëm? Më të pafajshëm sesa jeni realisht? Nëse kjo gjë iu bën kaq të lumtur, mund të vazhdoni ta bëni”, ka shkruar aktorja.