TAYNA SI RIHANA! Çdo këngë e saj kthehet në HIT. Si nisi rrugëtimi i këngëtares deri tek SUKSESI i pandalshëm sot (FOTO) – AlpeGossip
TAYNA SI RIHANA! Çdo këngë e saj kthehet në HIT. Si nisi rrugëtimi i këngëtares deri tek SUKSESI i pandalshëm sot (FOTO)

TAYNA SI RIHANA! Çdo këngë e saj kthehet në HIT. Si nisi rrugëtimi i këngëtares deri tek SUKSESI i pandalshëm sot (FOTO)

Tayna është një nga këngëtaret më të reja por më suksesshme të showbiz-it shqiptar.

Ajo e nisi karrierën e saj vetëm një vit më parë kur publikoi hitin ”Columbiana”, një bashkëpunim ky dhe me Don Phenom.

Po Tayna nuk e ka nisur pikërisht ktu. Reperja bukuroshe e cila në të vërtetë quhet Doruntina, ka nisur të këndojë e të bëjë rep që në një moshë më të vogël. Ajo ka filluar të krijojë covera të këngëtarëve të njohur me famë botërore nga të cilët të famshme janë rikrijimet e këngëve të Rihanës, Eminemit, Kat Dhalia etj.

Pas suksesit të këngës së saj të parë, duket se Tayna nuk ishte e ngopur me suksesin që pati por kërkoi më shumë, dhe në fakt e arriti.

Bukuroshja solli hite të njëpasnjëshme të cilat vazhdojnë të dëgjohen dhe kanë mbledhur pafund klikime. Pas ”Columbianës”, Tayna goditi me hitin e saj ”Shqipe” i cili që në momentet e para të publikimit pati një sukses të dukshëm duke mbledhur kështu dhe 27milion klikime.

Pas hitit të saj të dytë ajo vazhdoi të punonte fort për të ardhur kështu me në sukses të ri të titullur ”Fake”. Gjithashtu kjo këngë arriti të mbledhë 16milion klikime duke u bërë kështu një nga këngët më të famshme e të dëgjuara.

Dhe pasi përjetoj këtë sukses ajo nuk ndaloi prap duke ardhur kështu me hite të tjerat të vetat ose bashkëpunime. Ndër bashkëpunimet më të njohura mund të përmendim ” A je” me Ledri Vulën, ”Pasite” me Mc Kreshën dhe Ledri Vulën dhe patjetër ”Bye Bye” bashkëpunimin e fuqishëm me Dafina Zeqirin që në dy javë arriti të mbledhë 10 milion klikime.

Përveç sukseseve të njëpasnjëshme  që Tayna ka arriur të ketë, asaj si çdo artisti të mirë dhe në qendër të vëmendjes nuk i kanë muguar mosmarrveshjet dhe ”sherret”.

Reperja është përfshirë ka patur konflikt me dy repere të tjera nga Kosova të cilat të gjithë i njohim. Po flasim për Rinën dhe Melindën.

Përsa i përket Rinës, konflikti nisi me një postim të kësaj të fundit pas fjalëve që qarkulluan se pjesë nga teksti i këngës ”Columbiana” ishin ”diss” për të. Reperja postoi një foto të sajën të cilën e kishte shoqëruar me përshkrimin ”Tash u bonën shumë reperka po kto e din se kush o mami”.

Tayna mesa duket i kapi qartë sinjalet që përshkirmi ishte për të dhe nuk vonoi të postonte një foto me përshkrimin ” Je komplet qaq sa e jemja ni shalë”, dhe të gjithë mendojmë se ky tekst është me nënkuptim për gjatësinë e Rinës.

Por Tayna nuk e la me kaq. Në këngën e saj ”Shqipe” Tayna në një moment thotë: Kush është mami?, një varg ky leht i kuptueshëm që i drejtohet Rinës.

Pas këtyre konflikteve , reperet akoma nuk dihen të kenë rregulluar marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Ndërsa përsa i përket Melindës, kokurrenca midis dy repereve ka bërë dhe që të ketë konflikte të tepërta. Pas ”diss-eve” të shumta që u shkëmbyen, pak kohë më parë, Melinda zgjodhi ti kërkojë falje publikisht Taynës për ofendimet kundrejt saj, por mesa duket Tayna nuk ishte shumë e impresionuar dhe nuk i fal lehtë ata që tregojnë munges respekti për të.

E pavarësisht këtyre ”sherreve”, Tayna nuk është ndikuar aspak sepse vazhdon të jetë e suksesshme dhe çdo herë vjen më e fortë se kurrë. Madje thuhet se akoma pa kaluar suksesi i ”Bye Bye” ajo tani do të publikojë dhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Samanta Kravella.

Suksesin e Taynës mund gjithashtu ta krahasojmë me atë të këngëtares me famë botërore Rihanna, sepse çdo këngë që Rihanna ka lançuar ka bërë bujë, njësoj si reperja jonë Tayna.

/AlpeGossip.al