PAVARËSISHT PANDEMISË SË COVID-19/ Festivali i Këngës në RTSH do mbahet në fundvit (FOTO) – AlpeGossip
PAVARËSISHT PANDEMISË SË COVID-19/ Festivali i Këngës në RTSH do mbahet në fundvit (FOTO)

PAVARËSISHT PANDEMISË SË COVID-19/ Festivali i Këngës në RTSH do mbahet në fundvit (FOTO)

Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH, pritet të mbahet edhe këtë fund-dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e festivalit, e cila përmes një postimi njofton se ka nisur faza e parë ajo e pranimit të këngëve në datë 1 dhe 2 tetor.

Mes të tjerash thuhet se ka ende kohë për t’u njohur me kushtet e diktuara nga pandemia, mbi të cilat do të organizohet ky edicion.

Megjithatë shpresojmë që këtë vit të jenë më transparent në lidhje me mënyrën sesi do të shpenzohen fondet e festivalit.

Iconstyle.al e ka ndjekur me vëmendje “Fest ’58”, të drejtuar nga Vera Grabocka e Alketa Vejsiu, për të cilin u akordua një fond prej 41.882.550 lekësh.

RTSH ka detyrim ligjor që të bëjë transparencë duke publikuar në faqen online mënyrën se si janë shpenzuar këto para, por pavarësisht këmbënguljes sonë, Thoma Gëllçi, drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, ka refuzuar deri më tani të na japë një përgjigje.

Postimi i plotë i RTSh:

S’e shpejti, Fest 59 Edhe pse në një kohë të pazakontë, edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH, pritet të mbahet edhe këtë fund-dhjetor, si gara më e madhe muzikore që nuk u ndal asnjëherë, pavarësisht vështirësive politike, ekonomike e sociale që kaloi vendi në 90-ën apo 97-ën. Ka ende kohë për t’u njohur me kushtet e diktuara nga pandemia, mbi të cilat do të organizohet ky edicion, por RTSH-ja është në fazën e parë të Festivalit: atë të pranimit të këngëve në datat 1 dhe 2 tetor 2020.   Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59 të Këngës. Përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve në bazë të dëgjimit të tyre. Konkurrentët duhet të dorëzojnë pranë stafit të festivalit në Radio Tirana ose në postën elektronike [email protected] këngën e plotë me të gjitha specifikimet teknike si më poshtë:

1.Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

2.Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

3.Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

4.Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.

5.Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).

6.Versioni MIDI FILE i këngës.

7.Tekstin e plotë.

8.Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.

8.Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).

Të gjitha materialet e kërkuara më sipër duhet të jenë përfundimtare dhe të dorëzohen në datat 1 dhe 2 Tetor 2020 në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike [email protected]. Mos plotesimi i njërit prej elementëve të kërkuar e s’kualifikon këngën nga konkursi i përzgjedhjes.