NË GJURMËT E PRINDËRVE/ Në shtëpinë e Albanit dhe Miriamit “ligjin” për muzikën e bën Ameli (VIDEO) – AlpeGossip
NË GJURMËT E PRINDËRVE/ Në shtëpinë e Albanit dhe Miriamit “ligjin” për muzikën e bën Ameli (VIDEO)

NË GJURMËT E PRINDËRVE/ Në shtëpinë e Albanit dhe Miriamit “ligjin” për muzikën e bën Ameli (VIDEO)

Nuk ka se si të ndodhë që vogëlushja e dy këngëtarëve që janë tejet të apasionuar pas muzikës, të mos ketë një shije të veçantë përsa i përket këngëve. Po flasim për të voglën Ameli, vajzën e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt e cila që tani ka filluar të këndojë këngët e para dhe me aq sa kuptojmë ne, duket mjaft e intonuar.

Një video shumë të këndshme ka postuar Miriam pak më parë, ku Ameli i kërkon të mos këndojë sepse duhet të këndojë ajo dhe kukulla e saj.

“Nuk na lejohet të këndojmë në shtëpi” – shkruan Miriam dhe në fakt, aq ëmbël sa Ameli ia kërkoi të mos këndonte nuk kishte se si mami Miriam t’ja refuzonte kërkesën.

Shijojeni edhe ju këtë moment të ëmbël në videon më poshtë