Ç’DJALË ME FAT EROSI/ Oriola Marashi është “tifozja” e tij më e zjarrtë dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe (FOTOT) – AlpeGossip
Ç’DJALË ME FAT EROSI/ Oriola Marashi është “tifozja” e tij më e zjarrtë dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe (FOTOT)

Ç’DJALË ME FAT EROSI/ Oriola Marashi është “tifozja” e tij më e zjarrtë dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe (FOTOT)

Ka kaluar vetëm pak kohë që kur modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë dhe tashmë janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it.

Oriola dhe Erosi po bashkëjetojnë prej kohësh dhe duket se izolimi në shtëpi gjatë karantinës i lidhi më shumë me njëri-tjetrin.

Zëra lart e poshtë thonë se çifti është fejuar e nëse këto lajme s’janë ende të vërteta, modelja dhe futbollisti janë drejt asaj rruge.

Ata nuk fshihen më nga publiku dhe madje sonte, Oriola tregoi se është fansja më e zjarrtë e Erosit.

Në një Story të ruajtur nga “Iconstyle.al”, modelja u shfaq me një filtër në fytyrë, i cili mbante emrin e partnerit të saj të zemrës.

Bukuroshja i ftoi të gjithë ndjekësit të mbështesnin Erosin, mirëpo s’dimë pse e fshiu këtë video pak më vonë.

Gjithashtu, një koment i Erosit tërhoqi vëmendjen në foton e fundit të Oriolës në Instagram.

Modelja kishte pozuar super seksi teksa me limona si “Magdalena”, ndërsa futbollisti i tha publikisht në komente:

“Limonata ime”, të cilit Oriola ia ktheu me emoji “Mbreti im”.