“NUK HARROJ KURRË TË TË TREGOJ…”/ Nëse doni t’i bëni shoqes një urim fantastik për ditëlindje, hidhini një sy atij të Adrolës për Xhesika Berberin – AlpeGossip
“NUK HARROJ KURRË TË TË TREGOJ…”/ Nëse doni t’i bëni shoqes një urim fantastik për ditëlindje, hidhini një sy atij të Adrolës për Xhesika Berberin

“NUK HARROJ KURRË TË TË TREGOJ…”/ Nëse doni t’i bëni shoqes një urim fantastik për ditëlindje, hidhini një sy atij të Adrolës për Xhesika Berberin

Sot një ndër modelet më bukuroshe shqiptare, Xhesika Berberi, feston ditëlindjen e saj.

Xhesika ka lindur më 27 qershor të vitit 1991 dhe ditën e sotme mbush 29 vjeç.

Sapo ka hyrë mesnata, në profilin e bukuroshes në Instagram kanë vërshuar komentet e mesazhet e shumta të urimit, mirëpo ndër më të veçantët që tërhoqi vëmendjen ishte ai i Adrola Dushit.

Dy vajzat ruajnë prej kohësh shoqërinë me njëra-tjetrën dhe sot Adrola gjeti rastin t’i tregojë edhe njëherë Xhesikës se ndihet e bekuar që e ka në jetën e saj.

Ajo i bëri mikeshës urimin më special të ditëlindjes, i cili pse jo, mund t’ju ndihmojë edhe ju në të tilla raste për shoqet tuaja të ngushta!

“Natë e madhe ishte kur linde ti dhe unë jam një nga njerëzit e bekuar që të kemi pranë! Aq shumë dashuri, mirësi e kujdes sa jep ti, e meriton të kesh atë zemër të mbushur plot me lumturi! Nuk harroj kurrë të të tregoj ty dhe Zotit sa falenderuese jam që të njoha! Gëzuar Xhes e të paça gjithë jetën! Gëzuar ditëlindjen! Më mungon!”- është urimi i sinqertë i Adrolës krahas fotos së ëmbël ku shfaqet duke puthur Xhesikan.

Shumë urime!