JU KUJTOHET ELSA E "PALLATI 176"? Ja si duket sot dhe çfarë bëhet me të (FOTO) - AlpeGossip
JU KUJTOHET ELSA E “PALLATI 176”?  Ja si duket sot dhe çfarë bëhet me të (FOTO)

JU KUJTOHET ELSA E “PALLATI 176”? Ja si duket sot dhe çfarë bëhet me të (FOTO)

Elsa lozonjare e “Pallatit 176”, është rol që ka për ta bërë të paharrueshme për qytetarët shqiptarë, Eva Alikaj-n.
Eva Alikaj, sot 57 vjeçe është një emër i madh dhe kontributi i saj në kinematografinë shqiptare nuk është i pakët sidomos në vitet ’80.

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982).

Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

E shfaqur rrallë në skenën shqiptare, Eva Alikaj nuk ka ndryshuar shumë nga ajo që ka qenë më parë, teksa duket sërish si një vajzë lajkatare dhe e këndshme.

Ndonëse kishte kohë që nuk ishte bërë pjesë e emisioneve shqiptare, e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Eva Alikaj, ose Elsa na shuajti kureshtjen se si duket pas kaq shumë vitesh.