DIKUR BËNTE NAMIN NUDO/ Këngëtarja e njohur konvertohet në islam dhe mbulohet me shami – AlpeGossip
DIKUR BËNTE NAMIN NUDO/ Këngëtarja e njohur konvertohet në islam dhe mbulohet me shami

DIKUR BËNTE NAMIN NUDO/ Këngëtarja e njohur konvertohet në islam dhe mbulohet me shami

Këngëtarja e hitit “Nothing compares to you”, Sinead O’Connor dikur ishte shumë e suksesshme e bënte namin, sidomos me stilin e saj të veçantë dhe fotot nudo.

Mirëpo së fundmi Sinead ka vendosur të konvertohet në islam dhe të mbulohet me shami. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me postimet në Twitter.

“Unë do të doja me krenari të njoftoj se jam bërë myslimane. Ky ishte një përfundim i natyrshëm i udhëtimit tim inteligjent teologjik. Të gjithë librat e shenjtë të botës çojnë në Islam. Unë gjithashtu do të kem një emër të ri. Do të jetë Shuhada”, ka shkruar Sinead në Twitter dhe ka publikuar edhe një video ku shihet duke mësuar Ezanin.

Kujtojmë që këngëtarja pak kohë më parë tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave me videon ku qante dhe shprehej e dëshpëruar për gjendjen e saj.

“Jam tërësisht e vetme. Nuk kam asnjë njeri tjetër në jetë përveç psikiatrit tim, njeriut më të ëmbël në botë, që thotë se unë jam heroi i tij. Dhe kjo është e vetmja gjë që më mban në jetë tani, gjë që është disi patetike”, shprehej O’Connor.