KËTË NUK E PRISNIM/ Era Istrefi bashkëpunon me këngëtarin e njohur britanik (FOTO) – AlpeGossip
KËTË NUK E PRISNIM/ Era Istrefi bashkëpunon me këngëtarin e njohur britanik (FOTO)

KËTË NUK E PRISNIM/ Era Istrefi bashkëpunon me këngëtarin e njohur britanik (FOTO)

Në ditët e fundit të muajit korrik, këngëtarja Era Istrefi publikoi këngën e saj “Oh God”, të cilën e shoqëroi me një videoklip shumë sensual, ku ishte shndërruar në një sirenë buzë detit.

Mirëpo prej tre muajsh, Era Istrefi zbulon në “Instastory” se ndodhet në studio për të punuar për produksionet e reja muzikore, por ende nuk ka bërë të ditur asnjë këngë të re.

Burime për “iconstyle.al” bëjnë të ditur se kënga më e re e Era Istrefit është gati dhe do të jetë një super hit. Këngëtarja shqiptare është pjesë e albumit “Blue” të këngëtarit britanik Jonas Blue, krahas emrave si Liam Payne, Joe Jonas, JP Cooper dhe Lennon Stella.

Jonas Blue dhe Era Istrefi kanë bashkëpunuar për këngën “Purpose”, që do të publikohet me nëntë nëntor, ditën që publikohet edhe i gjithë albumi që përbëhet nga 15 këngë.

Madje, në përshkrimin e këngës “Purpose”, Blue e cilëson Erën si vajzën e hiteve, duke përmendur edhe “Bon Bon”, që shënoi një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj.

Kujtojmë se Jonas Blue ka realizuar një ndër videoklipet e tij në bregdetin shqiptar, ku modele ishte edhe Oriola Marashi.