A DO SHKOJË KIARA ME TË? Pas Amerikës, Luizi do të udhëtojë drejt këtij shteti – AlpeGossip
A DO SHKOJË KIARA ME TË? Pas Amerikës, Luizi do të udhëtojë drejt këtij shteti

A DO SHKOJË KIARA ME TË? Pas Amerikës, Luizi do të udhëtojë drejt këtij shteti

Pasi u shpall fitues i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli mendoi se do të bënte disa ditë pushimi. Por në fakt nuk ndodhi aspak ashtu, pasi këngëtari ka nisur menjëherë me koncertet e shumta.

Ai mbajti disa koncerte në Shqipëri dhe Kosovë e më pas u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dha disa koncerte.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Ejlli ka zbuluar se ka ardhur në Shqipëri, por mesa duket nuk do të qëndrojë gjatë. Ai duket se udhëtojë për në Britaninë e Madhe, aty ku do të mbajë dy koncerte më 24 dhe 24 qershor.

Nuk dihet nëse edhe këtë radhë do të shkojë pa partneren e tij, Kiara Tito, apo tani që moderatorja e përfundoi eksperiencën si drejtuese e emisionit ‘Kepi i Tundimeve’, mund të shkojë me të.