Pas gjithë surprizave që Rudina Magjistari u ka bërë të ftuarve, më në fund e mori shpërblimin. Doli një i ftuar që surprizoi atë sot. Dhe e la pa fjalë fare. Gati që në nisje të intervistës Gjergj Leka e pyeti: “Rudina më ke bërë ndonjë surprizë sot? Se mos më ke bërë ndonjë videomesazh? Se unë të kam bërë një surprizë.
Vjehrra ime është e paparë. Isha te ajo e më tha bëji Rudinës një byrek me spinaq. Po unë të bëra diçka më të veçantë, një këngë. Dhe titullohet ‘Bëhu zonjë si Rudina’. Autorësinë e mban një fqinja ime, e cila i tha të bijës që të bëhet si ty”.
Gjergji kishte bërë edhe një klip modest në bashkëpunim me publikun e Rudinës dhe stafin e saj, të cilat kishin qenë pjesë e surprizës. Tani edhe Rudina e ka një këngë të dedikuar, që ia ka bërë një mik i mirë i programit.