“FESTIVALI I 57 I KËNGËS”/ Jonida “FITUESE” e shpallur parakohe? Mbështetja e VIP-ave na mbushi mendjen! (FOTO) – AlpeGossip
“FESTIVALI I 57 I KËNGËS”/ Jonida “FITUESE” e shpallur parakohe? Mbështetja e VIP-ave na mbushi mendjen! (FOTO)

“FESTIVALI I 57 I KËNGËS”/ Jonida “FITUESE” e shpallur parakohe? Mbështetja e VIP-ave na mbushi mendjen! (FOTO)

Dy netët e para të Festivalit të Këngës kanë përfunduar dhe sot në mbrëmje pritet të realizohet dhe nata finale.

Këngët në këtë edicion ishin të një niveli të lartë dhe pak më par2ë ëshët publikuar edhe lista e 14 finalistëve. Rëndësia e këtij festivali qëndron në faktin se kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe prandaj konkurenca gjithnjë është shumë e madhe dhe juria e kgjithnjë e më të vështirë të zgjedhi mes tyre.

Shohim se këtë vit kënga e cila po preferohet shumë nga publiku është “Ktheju tokës” e Jonida Maliqit e cila është ndër këngët pretendente për të fituar.

Duhet përmendur gjithashtu se Jonid Maliqi rikthehet bujshëm pas 11 vitesh në këtë fetival dhe kjo është diskutur jo pak nga mediat.

“Pas 11 vjetësh rikthehem më e sigurt se kurrë me këngën që më ngjalli dashuri me dëgjim të parë falë vijës melodike dhe ritmikës potente ende projekt.” shprehet këngëtarja gjatë një interviste për ndjesitë e saj karshi këngës pjesëmarrëse.

“Dhe nëse unë kam hyr në zemrat e publikut kam realizuar misionin tim, çdo vlerësim tjetër që merr kënga do të ishte edhe realizimi i pritshmërisë që kemi ne si grup apo team i kësaj kënge.”, vazhdon më tej ajo duke rrëfyer se si ndihet që kënga e saj klasifikohet si një nga pretendentet për të fituar.

Por përveç publikut, janë edhe kolegët e Jonidës ata të cilët i kanë shprehur mbështetjen aty ku tashmë është bërë zakon: në Instagram. Emra të njohur të ekranit kanë publikuar foto e video të performancës së saj duke i treguar kështu se e adhurojnë këngën dhe i urojnë fitoren.

Eni Shehu

Bora Zemani

Flori Mumajesi

Dasara Karaiskaj

Kelvi Kadilli

Aulona Musta

Endrit Mertiri

 

Romeo Veshaj

/AlpeNews.al