EINXHEL KA THYER REKORDIN NË “BIG BROTHER VIP”/ Ja sa herë është nominuar moderatorja – AlpeGossip
EINXHEL KA THYER REKORDIN NË “BIG BROTHER VIP”/ Ja sa herë është nominuar moderatorja

EINXHEL KA THYER REKORDIN NË “BIG BROTHER VIP”/ Ja sa herë është nominuar moderatorja

Einxhel Shkira ka thyer rekord. Moderatorja shqiptare është një nga banoret më të përfolura të këtij formati “Vip”.Ajo është komentuar shumë për karakterin e saj ‘të egër’ që e ka bërë lojën e saj më interesante, për lidhjen me Dagzin, për incidentin që i ndodhi brenda shtëpisë, si dhe së fundmi për debatin me Donaldin.
Meqenëse na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe vlen të theksojmë rekordin që ka thyer Einxhel Shkira.Ajo është më e nominuara në historinë e ‘Big Brother’ në të gjithë botën. Einxhel ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë.Ndryshe, Einxhel është sonte në garë për çmimin e madh bashkë me Ilirin, Donaldin dhe Beniadën.