PAS SHERRIT ME BEATRIX/ Balina Bodinakut i ndodh e papritura në Instagram – AlpeGossip
PAS SHERRIT ME BEATRIX/ Balina Bodinakut i ndodh e papritura në Instagram

PAS SHERRIT ME BEATRIX/ Balina Bodinakut i ndodh e papritura në Instagram

Beatrix Ramosaj reagoi ashpër ndaj opinionistes Balina Bodinaku, duke e akuzuar për shpifje. Këngëtarja publikoi disa mesazhe që sipas saj Balina i kishte shkëmbyer me një person tjetër pas largimit të saj nga Shqipëria ku aludohej se Trixa ishte me pushime me të dashurin.

Më pas Balina e cilësoi situatën në fjalë si absurde dhe banale. Ajo u shpreh se biseda është e manipuluar, sepse disa gjëra janë hequr e disa të tjera janë shtuar.“Është shumë absurde dhe banale. Komunikimi është i manipuluar, disa gjëra janë hequr dhe disa janë shtuar. Kam pasur një komunikim timin me dikë që e njoh që rezultoi të ishte account fallco”, tregoi Balina.

Mirëpo e dini çfarë i ndodhi Balinës pas këtyre postimeve?! Asaj ju shtuan shumë followers në Instagram!

Madje mbi 10,000 ndjekës! Balina në ditën e “sherrit virtual” me Trixën numëronte 40100 ndjekës, ndërsa tani mbi 50200 ndjekës!