Pak ditë më parë, moderatorja Roza Lati shfaqi në rrjetet sociale një ndër projektet më të guximshme, në të cilën shfaqej shumë provokuese. Moderatorja shqiptare mban veshur vetëm një palë geta me gurë, ndërsa në pjesën e sipërme gjinjtë i ka të mbuluar me ngjitëse dhe një aksesor që lidhet në bust. Flokët e saj bjonde janë zëvendësuar nga paruket e zeza, ndërsa si shoqërues mban një qenin e saj Sasha.
Mirëpo fotot nuk u pritën mjaft mirë nga fansat e saj, të cilët e kritikuan për zhveshjen e tepërt. E irrituar nga reagimet negative, Roza ka shkruar një status të gjatë dhe plot mllef në profilin e saj, ku këmbëngul se askush nuk mund ta gjykojë dot punën artistike të saj.
Kjo është Roza, fuqia e së cilës zhveshi mendjet e vyshkura, e lakuriqësisë se vete i shiti mend pa bërë pazare me fatin. Ishte një marrëveshje me veten dhe me syrin e aparatit që në atë kohe, kur familjet si shembull të keq njihnin minifundin dhe jo Kardashians. Kush u skuq nga ju kur Roza me lakuriqësinë e saj përplasej me shpejtësi pas hekurave të autostradës, kur në rruge s’kishte makina, por gomarë? Të gjithë ju pëshpëritet. Një pjese nuk i foli ne sy, e gjysma tjetër u masturbua fshehur ne një frymëmarrje te përgjysmuar ku fjalët fliteshin si të dilnin nga goje te memecta. Ku ishit ju o meshkuj që sot bëni like nga karriget e llotos dhe votoni modelet e eskortës që u zhveshën përpara kartës së kreditit ndërkohe që unë kisha pështyrë injorancën tuaj që në vitin2009 me setin e parë fotografik me të brendshme fashion për një reviste të famshme mode në Shqipëri? Sot, unë qesh me ju, qesh me veten dhe bashkëpunëtoret e mi qeshin me mua, që ne vendin tuaj zgjodha Sashen.
Sasha mos u mërzit zemër, se nuk do e komentojë askush lakuriqësinë tende. Ata janë qen që flasin shqip ndaj lakuriqësisë sime, ndërsa ti Sasha, njeriu që unë zgjodha për këtë photoshoot në vend të meshkujve që nuk mi rruajtjen dot këmbët”,- shkruan Roza në ‘Instagram’.