E FSHIU MENJËHERË/ Adelina Tahiri zbulon padashje fytyrën e të birit (FOTO) – AlpeGossip
E FSHIU MENJËHERË/ Adelina Tahiri zbulon padashje fytyrën e të birit (FOTO)

E FSHIU MENJËHERË/ Adelina Tahiri zbulon padashje fytyrën e të birit (FOTO)

Këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë në fund të muajit gusht, pasi në jetë erdhi vogëlushi, të cilin e pagëzuan me emrin Jon. Këngëtarja i është dedikuar vetëm të birit, ndaj edhe në rrjetet sociale publikon momente nga koha që kalon me të. Por në imazhet e publikuara, Adelina tregon shumë e kujdesshme që të fshehë portretin e të tij, duke e mbuluar me një emoji.

Mirëpo, ditën e sotme këngëtarja postoi padashje foton e plotë të së birit, i cili duket i adhurueshëm. I veshur me një kostum të markës “Gucci”, Joni shfaqet shumë i qetë teksa fle në karrocë. Duket se vogëlushi i ngjan më shumë të atit, avokatit maqedonas Serjoza Markov, pasi duket një minikopje e tij.

Edhe përse foto u hodh për vetëm një minutë, në internet asgjë nuk humbet! Këngëtarja ripostoi foton me imazhin e emojit sipër, por tanimë nuk është më sekret!