DALIN FOTOT E PARA NGA DASMA! Ja si duket Rudina Dembacaj nuse dhe detaji në fustan – AlpeGossip
DALIN FOTOT E PARA NGA DASMA! Ja si duket Rudina Dembacaj nuse dhe detaji në fustan

DALIN FOTOT E PARA NGA DASMA! Ja si duket Rudina Dembacaj nuse dhe detaji në fustan

Sot është një ditë e veçantë për Rudina Dembacajn dhe Mark Frrokun. Dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe aktorja ka ndarë fotot e para me ndjekësit.

Dasma është zhvilluar në Qendrën e Jezuiteve “Anton Luli”. Rudina ka publikuar në Instagram dy foto pranë Markut, në njërën prej të cilave shihen duke u puthur në buzë.

Marku ka veshur fustanin e dhëndrit, ndërsa Rudina fustanin e bardhë të nusërisë. Fustani ka një pjesë të zezë rreth belit dhe poshtë vjen i hapur. Në ditën e saj të veçantë, Rudina i ka kapur flokët, ndërkohë që make upi është i kuruar deri në detaje.

“Kemi Zotin dëshmitar”, ka shkruar aktorja krahas fotove.