Vajzat të mblidhen këtu! Si të vendosni qerpikë fallco si profesionistë (VIDEO) – AlpeGossip
Vajzat të mblidhen këtu! Si të vendosni qerpikë fallco si profesionistë (VIDEO)

Vajzat të mblidhen këtu! Si të vendosni qerpikë fallco si profesionistë (VIDEO)

Qerpikët fallco janë zgjidhja më e mirë dhe e lirë që d t’jua bëjnë tualetin të duket si i bërë nga duart e Sellmës. Nëse blini një set të mirë qerpikësh mund ta përdorni disa herë dhe ndryshe nga qerpikët 1-mujorë tek estetistja, në fund të ditës mund t’i hiqni dhe të lani e fërkoni sytë pa kurrfarë problemi.

Nëse doni të vendosni qerpikë dhe akoma s’dini si t’ia bëni, sepse druheni se do dukeni si palaço, na lejoni t’ju tregojmë ca truke të vogla.

1. Aplikojini qerpikët gjithnjë pasi të jeni lyer

Nëse do përpiqeni ta bëni në fillim, do të jetë shumë e vështirë për ju të pëfundoni grimin dhe ta bëni siç duhet.

2. Përshtati sipas syrit

Qerpikët fallco janë dizenjuar për madhësi të ndryshme sysh. Nëse janë më të mëdhenj se ç’duhet për syrin tuaj, pritini që t’ju bëjnë.

3. Përthyeji në formë C-je

Duke e kthyer rreth një furçë, apo rreth gishtit, qerpiku do të marrë kthesën natyrale të syrit.

4. Apliko ngjitës

Mund ta bësh këtë tek qerpikët, ose direkt në vijën e qerpikëve. Lëre për rreth 10-20 sekonda para se t’i vendosësh dhe sigurohu që kanë ngjitur mirë, kështu shmangni incidente të vogla kur të dilni nga shtëpia.

5. Përdor piskatoren

Kap fundet e qerpikëve me piskatore. Kështu do ta kesh më të thjeshtë vendosjen me saktësi më të madhe.

6. Apliko penel

Disa ngjitës qerpikësh duken nëse mbyllni sytë. Për të shmangur këtë vendosni penel dhe do t’ia dilni ta fshihni në mënyrë të shkëlqyer.

7. Përdor pastrues makeup-i ose vaj për t’i hequr

Për të mos bërë të papërdorueshëm qerpikët tuaj të shtrenjtë, hiqini me shumë kujdes. Mos i shkulni, por përdorni vaj ose heqës makeup-i me bazë vajore që do t’i heqë tualetin dhe ngjitësin, duke i bërë gati për t’i përdorur herën e ardhshme. Si të reja.

8. Mos i përdor në ujë

Mos e ço nëpërmend të futesh në dush apo në ujë me qerpikë të vënë, do t’i shkatërrosh pas një të vëne. Përpos kësaj, nuk është aspak e rehatshme.