“A e rrihte Besi motrën e vet?”: Do të ngeleni pa fjalë me atë çfarë i bënte ai (FOTO) – AlpeGossip
“A e rrihte Besi motrën e vet?”: Do të ngeleni pa fjalë me atë çfarë i bënte ai (FOTO)

“A e rrihte Besi motrën e vet?”: Do të ngeleni pa fjalë me atë çfarë i bënte ai (FOTO)

Bes Kallaku dhe gjyshja e tij, Ija, ishin të ftuar sot në emisionin “Kush vjen për drekë”, në “TV Klan”. Përveç gatimit ata kanë diskutuar edhe për detaje të jetës së tyre.

Aktori i njohur i humorit dhe gjysha e tij kanë marrë një video-mesazh surprizë nga Ana Kallaku, motra e Besit. Ajo përshëndeti Besin dhe falënderoi gjyshen për gatimet e shijshme që ju përgatit gjithmonë.

“Po Besi e rrihte Anën kur ishin të vegjël?”, e pyeti moderatoja Arjola Shehu, Ijen.

“Ku ta rrihte Besi Anën, ai e lante e shpëlante gjithë ditën, që vdektë nëna për ta”, tha Ija duke i befasuar të gjithë me përgjigjen e saj.

Ajo rrëfeu se Besi ka 7 vite diferencë me Anën dhe ai e ka rritur vet motrën.