Ilda Bejleri është një nga femrat më tërheqëse të ekranit shqiptar dhe për këtë arsye, edhe një nga më të komentuarat.
Ajo tërheq gjithmonë vëmendje me veshjet e saj dhe shpeshherë kritikohet nga mediat, apo personazhe të tjerë publikë.
Mbrëmjen e kaluar, moderatorja ishte e ftuara speciale e emisionit ‘Proçesi Sportiv’, ku ka diskutuar pikërisht mbi temën e veshjes së saj dhe dekoltenë ‘e famshme’.
“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm nje Muc Muçi në fakt e ka pasur shumë problem.
Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”, është shprehur Ilda gjatë intervistës.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, moderatorja sportive u kritikua para disa kohësh për veshjen e saj, pasi u tha se dekolteja ishte ‘e ekzagjeruar’ për një emision televiziv.