Blendi Fevziu i zbulon për herë të parë fytyrën: Shihni sa është rritur vogëlushja Alis (FOTO) – AlpeGossip
Blendi Fevziu i zbulon për herë të parë fytyrën: Shihni sa është rritur vogëlushja Alis (FOTO)

Blendi Fevziu i zbulon për herë të parë fytyrën: Shihni sa është rritur vogëlushja Alis (FOTO)

Më shumë se dy vite më parë, moderatori i njohur Blendi Fevziu u bë baba për herë të dytë, pasi erdhi në jetë vajza e tij Alis.

Që prej lindjes së vogëlushes, Fevziu duket se është bërë më familjar se kurrë dhe siç ka rrëfyer edhe në intervista, mezi pret të kthehet në shtëpi për të parë të voglën e tij, por edhe vajzën e madhe, Mishel.

Moderatori i emisionit “Opinion” herë pas here poston në rrjetet sociale foto të vogëlushes Alis dhe sot, si rrallëherë, ka postuar një foto ku dallohet qartazi portreti i së bijës.

Alis tashmë është 2-vjeçe dhe që nga fotot e saj të fundit, duket se është rritur sa hap e mbyll sytë, ndërs anjë veçori që bie në sy janë flokët e saj të gjatë bjondë.