Elita dhe Gjiko ceremoni private/ Asnjë media prezente në dasmë (FOTO) – AlpeGossip
Elita dhe Gjiko ceremoni private/ Asnjë media prezente në dasmë (FOTO)

Elita dhe Gjiko ceremoni private/ Asnjë media prezente në dasmë (FOTO)

Mbrëmjen e sotme çifti i njohur i ‘showbiz’-it, Elita Rudi dhe Gjiko do t’i japin fund beqarisë. Si pjesa më e madhe e personazheve të njohur edhe ata kanë vendosur që ceremonia e martesës të jetë shumë private. ‘Prive’ ka zbuluar se në dasmën e tyre nuk do të ketë asnjë media prezente, për të qenë sa më larg syrit të publikut. Megjithatë në dasmën e tyre do të ketë të ftuar shumë persoanzhe VIP dhe eksperienca nga dasmat e tjera na ka mësuar se pavarësisht se mendohet si ceremoni private të ftuarit nuk lënë detaj pa zbuluar. Gjithsesi duhet të presim deri në mbrëmje për të parë nëse dasma e tyre do të jetë vërtetë private. Kujtojmë se pak ditë më parë, vetë Elita zbuloi disa detaje mjaft interesante. Në ditë të ndryshme ajo ndau me publikun ftesat e dasmës, pajën e nuses, këpucët e saj dhe fustanin e nusërisë.