" JANË GJAKU I VAJZËS SIME"/ Zaimina flet për herë të parë për marrëdhënien me vajzat e bashkëshortit - AlpeGossip
” JANË GJAKU I VAJZËS SIME”/ Zaimina flet për herë të parë për marrëdhënien me vajzat e bashkëshortit

” JANË GJAKU I VAJZËS SIME”/ Zaimina flet për herë të parë për marrëdhënien me vajzat e bashkëshortit

Këngëtarja e njohur shqiptare Zaimina Vasjari para disa muajsh përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë. Ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë vajzën e saj Khloe nga martesa me partnerin Klodian Asllani.

Pavarësisht se këngëtarja ka dashur ta mbajë larg syve të medias lidhjen e saj të dashurisë dhe sidomos marrëdhënien me vajzat e partnerit, sot e ftuar në “Wake Up” ajo ka zbuluar më tepër rreth lidhjes me to.

“Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”,- ka treguar Zaimina.