KAPET POSTIERI DEMBEL/ U zbulua se për një dekadë nuk dorëzoi mbi 6000 letra – AlpeGossip
KAPET POSTIERI DEMBEL/ U zbulua se për një dekadë nuk dorëzoi mbi 6000 letra

KAPET POSTIERI DEMBEL/ U zbulua se për një dekadë nuk dorëzoi mbi 6000 letra

Një postar indian është pezulluar pasi u zbulua se nuk kishte dorëzuar mijëra letra për më shumë se 10 vjet.

Ngjarja është regjistuar në në fshatin Odhanga në shtetin e Orissa të Indisë.

Letrat dhe pakot e vjetra u zbulua rastësisht kur një grup fëmijësh të shkollës po luanin në zyrën postare të braktisur kohët e fundit pasi dega ishte zhvendosur në një vendndodhje të re.

Duke luajtur në oborr, ata vunë re çanta të mëdha me letra që qëndronin jashtë, raportojnë mediat lokale.

Kur ata panë brenda zbuluan kartat e ATM e letra dhe lajmëruan prindërit e tyre. Policia hetoi shumë shpejt rastin.

Sipas gazetës Hindustan Times, mendohet se ka rreth 6.000 letra dhe pako të vjetra që datojnë që nga viti 2004.

Rreth 1.500 letra janë shpëtuar, ndërsa pjesa tjetër janë të lagur apo të dëmtuar nga insktet.

Personi përgjegjës quhet Jagannath Puhan, asisten i degës së postës, i cili për shumicën e dekadës së fundit ishte i vetmi përgjegjës në zyrën e fshatit.

Nuk është e qartë se pse i ka lënë pa dorëzuar letrat. Por sipas Hindustan Times ai e mbrojti veten duke thënë se për disa vite nuk mund të ecte dhe nuk ishte në gjendje ti dorëzonte letrat.

Autoritetet që hetojnë rastin janë të habitur për faktin se pse në të gjithë ato vite asnjë banor nuk ka ngritur ankesa.