MOS I NEGLIZHONI/ Disa arsye pse duhet të shmangni konsumimin e kafesë kur jeni me stomakun bosh – AlpeGossip
MOS I NEGLIZHONI/ Disa arsye pse duhet të shmangni konsumimin e kafesë kur jeni me stomakun bosh

MOS I NEGLIZHONI/ Disa arsye pse duhet të shmangni konsumimin e kafesë kur jeni me stomakun bosh

Pas zgjimit në mëngjes të gjithë duan të kenë para një filxhan kafe për të marrë energji për gjithë ditën. Disa persona preferojnë që ta konsumojnë kafenë me stomakun bosh, por kjo nuk është një metodë aspak e mirë.

Është e vërtetë se kafja ka shumë benefite për shëndetin, por duhet të tregoni kujdes me masën dhe kohën kur do e konsumoni.

Nës pini kafe kur nuk keni konsumuar diçka mund të keni probleme me aciditetin në stomak dhe tretjen e ushqimit. Megjithatë nëse e përzieni kafenë me pak sheqer apo qumësht efekti i saj në mëngjes nuk do të jetë aq i fortë.

Nutricionistët shtojnë se nëse vuani nga problemet me gastritin, është mirë që ta shmangni pirjen e kafesë me stomakun bosh

. Para se të pini mund të hani disa biskota integrale ose një grusht me bajame. Gjithashtu mjekët rekomandojnë të mos pini kafe nëse jeni shtatzënë ose trajtoheni me ilaçe.