HISTORIA PËRSËRIT VETEN/ Si fotoja e arrestimit i ndryshoi jetën për mirë kësaj vajze - AlpeGossip
HISTORIA PËRSËRIT VETEN/ Si fotoja e arrestimit i ndryshoi jetën për mirë kësaj vajze

HISTORIA PËRSËRIT VETEN/ Si fotoja e arrestimit i ndryshoi jetën për mirë kësaj vajze

Askujt s’ia ka qejfi të arrestohet dhe kjo s’do shumë mend, por Marshala Perkins, një 19-vjeçare dhe grimiere amatore, u kthye në sensacion brenda pak kohësh vetëm prej një arrestimi.

Marshala sapo kishte përfunduar një tutorial grimi në Facebook Live kur shokët e ftuan për të dalë.

“Isha e mërzitur atë natë,” tha Perkins për një media lokale. “Kështu që thjesht dola ashtu si isha.”

Me grim të freskët, Marshala u ul në sediljen e pasme dhe priti shokët. Në atë moment u shfaqë një patrullë policie.

“Një oficer më kërkoi lejen e handikapit sepse kisha parkuar në një vend për personat me nevoja të veçanta,” tha ajo. “I dhashë lejen dhe ma ktheu, duke thënë që gjithçka ishte në rregull.”

Në vend që të largohej, oficeri tha se nuhaste marijuanë dhe e urdhëroi të dilte nga makina për ta kontrolluar. Oficeri gjeti dy gram marijuanë dhe e arrestoi në vend.

Ajo u dërgua në paraburgim dhe u la e lirë të nesërmen në mëngjes. Fotoja që i bënë pas arrestimit ama, nuk mbeti aty, por u postua në një llogari në Tëitter të quajtur Mugshot Baes rreth prillit. Aty nisi gjithçka.


Në fillim, e turpëruar nga arresti, Marshala tha se nuk ishte fotoja e saj. Pastaj, filloi të merrte oferta.

“Dikush më ofroi të nisja linjën time të produkteve të grimit. Është një çmenduri. Jam e befasuar. U kthye në diçka pozitive, kështu që thjesht do ta përqafoj dhe do ta lë të më çojë ku të më çojë,” thotë ajo.

Që prej arrestimit dhe famës online, ndjekësit e saj në YouTube, Instagram kanë pësuar rritje të dukshme dhe Marshala tani ofron grim të personalizuar për cilindo klient që interesohet.

Diçka e ngjashme i ndodhi Jeremy Meeks, i cili u kthye në model pasi fotoja e tij e arrestimit ra në sy të të gjithëve. Tani është i lidhur me trashëgimtaren e Top Shop, Chloe Green dhe së shpejti do të bëhet baba.