JUSTIN DHE HAILEY SHTYJNË DASMËN/ Ja cila është arsyeja domethënëse e vendimit të tyre – AlpeGossip
JUSTIN DHE HAILEY SHTYJNË DASMËN/ Ja cila është arsyeja domethënëse e vendimit të tyre

JUSTIN DHE HAILEY SHTYJNË DASMËN/ Ja cila është arsyeja domethënëse e vendimit të tyre

Këngëtari Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin vetëm një muaj më parë u fejuan dhe thanë se shumë shpejt do të organizojnë edhe dasmën e tyre. Mirëpo mësohet se ata e kanë shtyrë tashmë dasmën e tyre për vitin tjetër pavarësisht se kishin premtuar që ajo do të bëhej shumë shpejt.

Sipas “TMZ” çifti ka vendosur që ta shtyjë dasmën deri në vitin 2019, pasi ata nuk duan të vënë presion mbi veten e tyre dhe të nxitojnë për ditën e madhe.

24-vjeçari dhe e dashura e tij 21-vjeçare janë tepër të ngazëlluar për t’u bërë sa më shpejt burrë e grua, mirëpo ndjejnë se ky hap është tepër i rëndësishëm për ta dhe duhet të marri kohën e duhur.

 

Justin dhe Hailey janë duke pritur deri vitin e ardhshëm që të martohen, por tashmë ndjejnë se e kanë bërë angazhimi me njëri-tjetrin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ta”, tha një burim për “Daily Mail.

Ndërkohë që çifti ka marrë kritika të shumta kohët e fundit për këtë angazhim kaq të shpejt, Justin është shprehur mjaft i sigurt në vendimin e tij, pasi mendon se ka mjaftueshëm kohë që e njeh modelen Hailey.

“Justin ka qenë i dashuruar me të për një kohë të gjatë, kështu që ajo nuk erdhi thjesht nga qielli”, ka thënë gjithashtu burimi.