7 modelet e flokëve të cilat duhet t’i keni parasysh këtë pranverë – AlpeGossip
7 modelet e flokëve të cilat duhet t’i keni parasysh këtë pranverë

7 modelet e flokëve të cilat duhet t’i keni parasysh këtë pranverë

Të gjithë ju tashmë po ëndërroni për kohën e ngrohtë, por le të mos harrojmë se ajo sjell edhe shumë vapë e djersitje. Pra mund të themi se nuk është koha e duhur për t’i bërë flokët me baluke. Ne ju tregojmë disa nga modelet e flokëve sipas ‘Cosmopolitan’, që do t’ju ndihmojnë të kaloni këto muaj të nxehta vere që do të vijnë:

1-Flokët në formë ananasi

Sa më lart të jenë të kapura flokët, sa më të lirshme dhe kaçurrela aq më mirë.

2-Një kapele dhe dy bishtaleca

Ndajini flokët në dy pjesë dhe kapini ato përgjatë gjithë gjatësisë se tyre dukë marrë formë pufkash.

3-Të kapura me kapëse

Kaçurrelat dhe lagështia mund të jenë miqtë tuaj më të mirë nëse ato kombinohen me këto aksesorë. Kapni disa pjesë me kapëse për t’i mbajtur flokët larg fytyrës.

4-Flokë gjysmë të kapura

Përdorni një shami për të kapur një pjesë të flokëve duke i lënë paksa të ngatërruara.

5-Gërshetat

Gërshetat nuk dalin kurrë nga moda. Provoni këtë model duke krijuar shumë gërsheta të vogla në gjithë flokun tuaj.