Luana Vjollca tashmë një nga moderatoret më të ndjekura ku po korr sukses me programin e saj “Shiko Kush Luan”.
Moderatorja dallohet për veshjet e shtrenjta në çdo dalje televizive gjatë transmetimit të programit. Këtë të shtunë kjo e fundit kishte veshur një kostum fund dhe bluzë me ngjyrë të zezë dhe të bardhë si dhe takat që i kishte kombinuar ishin gjithashtu njëra e zezë dhe tjetra e bardhë.
Faqja e njohur “What they wearin” postoi në llogarinë e saj veshjen e Luanës dhe na trregoi se sa ka harxhuar ajo.
Bluza e shkurtër me detaje kopsat para e markës “Balmain” kushton 1395 euro, ndërsa minifundi po i të njëjtës markë kushton 990 euro. Këpucët e brandit “Louboutin in woeld” kushtojnë 557 euro. Kjo është një shumë e konsideruseshme për moderatoren pasi dhe vetë ajo nuk kursehet aspak për t’u veshur./Alpegossip.al