PAS KONCERTIT TË PAVARSISË/ Zbulohet surpriza e madhe që po përgatit Elvana Gjata (FOTO) – AlpeGossip
PAS KONCERTIT TË PAVARSISË/ Zbulohet surpriza e madhe që po përgatit Elvana Gjata (FOTO)

PAS KONCERTIT TË PAVARSISË/ Zbulohet surpriza e madhe që po përgatit Elvana Gjata (FOTO)

Në nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pak ditë më parë Elvana Gjata mbajti një koncert madhështor në Klan Kosova me një performancë që mahniti publikun.

Para koncertit në një intervistë Elvana u shpreh se ka përgatitur një surprizë për fansat dhe siç mësohet këngëtarja shumë e dashur për publikun këto ditë ka nisur xhirimet e videoklipit të ri.

“Prive” ka zbuluar se Elvana po bashkëpunon me Valdrinin, Sellmën dhe Kacin ndërsa vetë këngëtarja sot ka treguar titullin e këngës që po pritet me padurim.

“Sa shumë të pasna dasht”, shkruan Elvana krah fotos së publikuar në rrjete sociale duke lajmëruar kështu se një këngë e re e që me siguri do kthehet menjëherë në hit po vjen.