TË DASHURUAR MARRËZISHT/ Olsi Bylyku fotografohet me të dashurën në plazh – AlpeGossip
TË DASHURUAR MARRËZISHT/ Olsi Bylyku fotografohet me të dashurën në plazh

TË DASHURUAR MARRËZISHT/ Olsi Bylyku fotografohet me të dashurën në plazh

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku vetëm pak muaj më parë bëri publike lidhjen e tij me një vajzë që quhet Egli. Olsi publikoi një  foto në Instastory ku tregoi se ai ishte në një marrëdhënie dhe në intervista të ndryshme foli për vajzën në fjalë duke treguar se ishte shumë i dashuruar.

Olsi dhe Egli së fundmi nëpërmjet postimeve kanë treguar se janë duke shijuar pushimet në ishullin Zakinthos të Greqisë. Si rrallëherë, aktori i njohur ka publikuar një foto ku shihet së bashku me të në plazh.

Olsi shihet teksa e mban në krahë Eglin, ndërkohë që ajo buzëqesh. Foton e shumë komentuar aktori e ka shoqëruar me një emoji zemre dhe një sy si për të mbajtur syrin e keq larg tyre.