”DUKEM SI KATUNARE”/ Anxhelina hadërgjonaj poston videon që habiti ndjekësit – AlpeGossip
”DUKEM SI KATUNARE”/ Anxhelina hadërgjonaj poston videon që habiti ndjekësit

”DUKEM SI KATUNARE”/ Anxhelina hadërgjonaj poston videon që habiti ndjekësit

Anxhelina Hadërgjonaj jeton prej kohësh në Amerikë ku ka vazhduar dhe karrierën e saj. Shoku i saj i ngushtë, grimieri Ariel, i ka mundësuar asaj kontakte dhe me një prej familjeve më të famshme dhe më të pasura në botë, Kardashian-Jenner dhe Anxhelina po jeton jetën e saj më të mirë.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht në Instagram, ku vazhdimisht bën postime të ndryshme. Anxhelina ndan me ndjekësit e saj momente nga përditëshmëria, nga udhëtimet, detaje për veshjet, make-upin, flokët e çdo gjë tjetër.

Ditën e sotme Anxhelina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video ku tregon dhe look-un e ditës. “Një përditësim se si dita ime shumë e zënë po shkon sot. Kam veshur një bluzë të prerë dhe pantallona lëkure dhe i rregullova flokët e mia. E teprova me ondet, dukem sikur ‘katunare’, por nuk ka gjë”, thotë ajo në video. Ajo ka folur në anglisht përpos fjalës ‘katunare’ për të cilën është shprehur se nuk di si ta thotë në anglisht.