Xheni Mhillaj ishte një nga banoret më simpatike të reality show-it “Big Brother Albania 9”.
Brenda shtëpisë së Big Brother gjeti dashurinë te Benard Marashi, dhe të dy u bënë një nga çiftet më të komentuar të showbizit.
Lidhja e tyre zgjati deri pas daljes nga shtëpia e në fund çifti njoftoi ndarjen.
Por një foto e postuar nga Xheni në instastory na bën të dyshojmë se Bernardi është akoma në mendjen e saj.
“Mbase stë kam dasht siç më ke dasht ti, po të kam dasht në mënyrën time..”
Cit “…” , shkruan ajo ndërkohë që emrin e personit të cilit ja dedikon nuk e bën publik.
Gjithçka mbetet për t’u zbuluar !