DILEMA E VAJZAVE/ Këto janë 7 modelet e fustaneve më ‘in’ për t’u veshur këtë pranverë – AlpeGossip
DILEMA E VAJZAVE/ Këto janë 7 modelet e fustaneve më ‘in’ për t’u veshur këtë pranverë

DILEMA E VAJZAVE/ Këto janë 7 modelet e fustaneve më ‘in’ për t’u veshur këtë pranverë

Ndodh shpesh që sapo t’ju vijë ftesa për festë familjare apo me shoqërinë, gjëja e parë që mendoni është se çfarë do vishni. Kjo është dilema më e madhe e të gjitha vajzave, por ne ju sjellim më poshtë disa nga trendet e këtij viti të cilat duhet t’i keni parasysh sipas ‘Cosmopolitan’:

1-Për një ceremoni në një ambient veror. Asgjë nuk e shfaq pranverën më bukur se një fustan i tillë.

2-Diçka e thjeshtë. Nëse në ftesë shkruhet që mund të vishni diçka të thjeshtë, një fustan i gjatë deri në fund të këmbëve në ngjyrë të verdhë do ishte zgjedhje e bukur.

3-Për një ceremoni në një destinacion tropikal. Një fustan i shkurtër me motive do ishte zgjedhja e duhur.

4-Për një ceremoni në kishë. Një fustan i zi me pika dhe mëngë të shkurtra është diçka e sofistikuar në një rast të tillë.

5-Për një ceremoni në një hotel me 5 yje. Një zgjedhje interesante do ishte një fustan ‘gold’, që shkëlqen i gjatë deri në fund të këmbëve.

6-Për një ceremoni në plazh. Një fustan i lirshëm dhe në ngjyra vibrante do përshtatej në këtë ambient.

7-Për një ceremoni në një museum artistik. Një fustan velvet i detajuar në bel, që shfaq format trupore do ishte i përkryer.