A KA NDËRHYRË VESA LUMA NË FYTYRË? Këngëtarja jep një përgjigje shumë të sinqertë (FOTO) – AlpeGossip
A KA NDËRHYRË VESA LUMA NË FYTYRË? Këngëtarja jep një përgjigje shumë të sinqertë (FOTO)

A KA NDËRHYRË VESA LUMA NË FYTYRË? Këngëtarja jep një përgjigje shumë të sinqertë (FOTO)

Vesa Luma ka krijuar mundësinë që fansat e saj t’i bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për gjithçka nuk dinë rreth këngëtares. Prej kohësh tashmë, kjo është një nga gjërat më të thjeshta për t’u bërë sepse ‘Instagram-i’ e ka lehtësuar shumë komunikimin. Njëra nga pyetjet që i drejtuan lidhej me botox-in. Një nga ndjekësit e pyet nëse e ka aplikuar këtë trajtim dhe Vesa nuk nguron të përgjigjet.

“Jo, akoma. Preferoj shumë trajtimet natyrale përderisa jam ende e re, por nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme, nëse mendoj se do më bëjë të lumtur, do ta bëj”,-shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se Vesa është kthyer në Kosovë prej disa muajsh për të realizuar disa projekte dhe shumë shpejt pritet të publikojë këngën më të re, që do e rikthejë në skenë pas një mungese disi të gjatë.