Lori Hoxha tregon DETAJE nga marrëdhënia me babin e saj: Ai e kishte TMERR… – AlpeGossip
Lori Hoxha tregon DETAJE nga marrëdhënia me babin e saj: Ai e kishte TMERR…

Lori Hoxha tregon DETAJE nga marrëdhënia me babin e saj: Ai e kishte TMERR…

Ditën e sotme bëhen 10 vite që nga dita kur themeluesi i ‘Top Channel’, Dritan Hoxha ndërroi jetë. Vajza e tij e madhe, Lori, është e ftuar sonte në ‘Top Show Magazine’, ku ka vendosur të rrëfejë të pathënat e marrëdhënies së saj me babain e ndjerë.

Lori ka treguar se tmerri më i madh i babait të saj ishte fakti që ajo po rritej.
“Kur e shihte që unë blija fustane ose krihja flokët, e kishte me siklet. I thoja “babi kam blerë një fustan për vit të ri”, “Jo jo shumë mirë me pantallona babi”,- i thonte ai.

“Ka pasur këtë, që nuk donte të shihte që po rritesha, këto kanë qenë konfliktet, kapi flokët se ngjajnë më bukur bisht, ose mos vish fustan, vish pantallona.”- u shpreh ajo.

Gjithashtu Lori tregoi se vëllai i saj i vogël, Itan, është një kopje e të atit dhe i ngjan atij në çdo veprim. Megjithatë, ajo tha se vëllai i saj është tepër i vogël për të projektuar të ardhmen e tij dhe ende nuk dihet nëse ai do të ndjekë hapat e të atit.