Mbrëmjen e djeshme ka pasur një debat mes Tea Trifonit dhe Luiz Ejllit, ku e pranishme ishte edhe Kejvina Kthjella. Kjo e fundit, në një moment i kujtoi prime-n e kaluar dhe i tha se “çfarë e thua sot, nuk e thua nesër”.
Gjithashtu modelja i tha këngëtarit se “jo çdo gjë sillet rreth tij dhe se është bërë i bezdisshëm edhe jashtë”.
Pjesë nga biseda:
Kejvina: Ti e kuptuam se pse nuk acarohesh, e kuptuam arsyen, se ça thua tani nuk e thua më nesër
Luizi: Nuk jam Lul Basha, ça thua sot nuk e thua nesër
Kejvina: Është e vërtetë. Ti ta ndryshon muhabetin në sekondë, bën lojëra fjalësh
Luizi: Ça ndryshova?
Kejvina: Dorëzohu zemra ime, domethënë në sensin se ta kemi kuptuar tipin
Luizi: Si ma ke kuptuar?