Lori Hoxha tregon anën e panjohur të Dritan Hoxhës: Nuk na përkëdhelte, e kisha frikë… – AlpeGossip
Lori Hoxha tregon anën e panjohur të Dritan Hoxhës: Nuk na përkëdhelte, e kisha frikë…

Lori Hoxha tregon anën e panjohur të Dritan Hoxhës: Nuk na përkëdhelte, e kisha frikë…

Familja Hoxha përkujtoi sot ndarjen nga jeta të Dritan Hoxhës, themeluesit të “Top Channel”, që solli revolucionin në botën e televizionit në Shqipëri. Lori Hoxha ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Top Show” jetën e saj pa praninë e të atit, 10 vite pasi ai ndrroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

“Unë e njoha Tanin, pasi ai u nda nga jeta. E dija se ishte i suksesshëm sepse bënim një jetë të mirë, por nuk dija më shumë. Unë e njihja si im atë, figura prindërore në shtëpi” – tregoi ajo.

Lori u ndal në fëmijërinë e saj jashtë Shqipërisë dhe figurën e të atit.

“Nuk na ka përkëdhelur. Madje na bënte shembull fëmijët e tjerë që silleshin keq. Ai ishte shumë shakataor dhe vinte tek ne çdo fundjavë të na vizitonte sepse ne jetonim jashtë” – u shpreh Lori.

E pyetur nëse e kishte frikë, trashëgimtarja e “Top Channel” u përgjigj: “ Po, të them të drejtën ishte shumë i rreptë. Si çdo baba në shtëpi, ai kishte shumë autoritet.