ERA RUSI ZBULON PROJEKTET E REJA/ Një tjetër bashkëpunim është duke ardhur – AlpeGossip
ERA RUSI ZBULON PROJEKTET E REJA/ Një tjetër bashkëpunim është duke ardhur

ERA RUSI ZBULON PROJEKTET E REJA/ Një tjetër bashkëpunim është duke ardhur

Këngëtarja e njohur, Era Rusi, ishte e ftuar sot në emisionin ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’. Duke e konsideruar vitin 2018, si një vit shumë të rëndësishëm për karrierën e saj, pasi hodhi në treg 4 këngë të suksesshme, ajo pohoi se dëshiron të mbajë po të njëjtin ritëm këtë vit.

Ajo tregoi se është duke punuar njëkohësisht me dy projekte, njeri prej të cilëve është një bashkëpunim.

Era nuk e bëri të ditur se kush prej këngëve do të publikohet më parë, por tha se njëra prej tyre do të jetë moderne dhe e përshtatshme për sezonin e verës.

Ende nuk dihet nëse bashkëpunimi i saj do të jetë po aq i suksesshëm sa ai me këngëtaren Remzie Osmani me ‘Telat e Zemrës’, por të gjithë ndjekësve të Erës i mbetet të presin.