Harrojini takat, këngëtarja shqiptare do të veshi atlete ditën e dasmës – AlpeGossip
Harrojini takat, këngëtarja shqiptare do të veshi atlete ditën e dasmës

Harrojini takat, këngëtarja shqiptare do të veshi atlete ditën e dasmës

Pak ditë më parë një nga çiftet më simpatike në showbizin shqiptar bënë publik lajmin se u fejuan. Bëhet fjalë për këngëtaren Venera Lumani dhe Lind Islamin, të cilët ishin nisur në një udhëtim në Barcelonë, ku Lindi i bëri Venerës propozimin më të bukur të jetës.

Ajo ditën e djeshme ka qenë e ftuar në ‘Top Albania Radio’ ku rrëfeu më shumë për këtë moment magjik. Siç tregoi Venera, nuk ishte fare në dijeni të këtij propozimi dhe se ishte si një ëndërr, nga e cila ende nuk është zgjuar.

Ndër të tjera këngëtarja u pyet nga moderatorja dhe për planet e dasmës, ku tregoi se për momentin janë shumë të angazhuar me punë dhe nuk kanë në plan të bëjnë një të tillë.

Ajo madje tha se në dasmën e saj nuk do të jetë një nuse klasike, pasi në vend të takave ka ndërmend të vesh një palë atlete.