Fatma Methasani pret të bëhet nënë për herë të parë, por duket se kjo periudhë e ëmbël i ka rezervuar plot surpriza moderatores. Me një postim në Instagram, Fatma ka lënë shumë vend për komente.
Ajo ka publikuar një foto nga eksperienca e saj në InTV, ku edhe këtë herë nuk mund të mos përmendte fillimet e saj në ekran, që e karakterizonin si ‘vajza çamarroke me konversa’. Teksa ka shkruar me nostalgji për këtë periudhë të shkuar 5-vjeçare, Fatma shton: “Do vazhdoj t’i mbaj konversat, edhe pse këtë herë në zyrë për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri, funksionojnë gjithmonë.”
Pas lajmeve për mbylljen e televizionit në fjalë, duket se planet dhe strategjitë kanë ndryshuar, duke sjellë kështu Fatmën në rolin drejtues. Siç ka theksuar dhe vetë ajo, sëshpejti do të vijë një version i ri i InTV, ku mesa kuptohet ekipet e punës nuk do të ndërrojnë shumë nga më parë. Natyrisht, gjithçka pritet të shihet pas lindjes së vogëlushit. Ky vit paska nisur plot surpriza për Fatmën!