ADELINA ISMAILI DHA DEKLARATË PËR SHERRIN/ Reagon për herë të parë Leonora Jakupi – AlpeGossip
ADELINA ISMAILI DHA DEKLARATË PËR SHERRIN/ Reagon për herë të parë Leonora Jakupi

ADELINA ISMAILI DHA DEKLARATË PËR SHERRIN/ Reagon për herë të parë Leonora Jakupi

Pak ditë më parë e ftuar në emisionin “Pressing” të televizionit T7, Adelina Ismaili ka folur për herë të parë për një sherr me Leonora Jakupin që ndodhi në vitin 2003.

“Po ka pasur përleshje, po pse ka ndodhur e si ka ardhur kjo nuk e di. Mamin e ka go.ditur pak Leonora e para. Ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi edhe e go.diti mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve” tha Adelina.

“Faktikisht ende nuk e kam të qartë a jemi rivale apo jo, sinqerisht po e them se në jetën time nuk kam pasur asnjë xhelozi për askënd, e më pak për një vajzë të re, e le më për një këngëtare që ka kënduar në Koshare”, tha këngëtarja.

Pas intervistës së Adelinës, Leonora ka reaguar për herë të parë duke postuar një video nga koncerti që mbajti në Drenicë, ku me shkronja të mëdha shkruhet fjala “Diva”. Në këtë mënyrë, Leonora ka treguar përkrahjen e madhe që vazhdon të ketë nga publiku.